Fotografia | historia e fotografisë

Historia e fotografisë

Fotografia e parë nga Nicéphore Niépce, rreth 1826

Shpikja

Dy francezet, Nicèphor Niepce dhe Louis Daguerre merren si zbuluesit e fotografise. Ata zhvilluan tekniken e pare dhe procesin kimik i cili mundesonte ruajtjen e pamjeve. Mandej pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezantimin e pare te aparatit Kodak ne vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë, të cilën qenesisht e mban deri me sot. Vetem elektronika dhe digitalizimi kane sjellë një medote te re fotografike.

Fotot e para te Niepces

Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765 - 1833) merret si njeriu i pare i cili krijoi foton me shtrese te ndjeshme nga drita. Ai mori një "Camera Obscura" për ndihme, një aparat me pare i njohur, me te cilin mundesoi projektimin e peisazheve. Atij i shkoi për dore që këto foto t'i mbaje ne leter klor-argjendi. Por ato nuk ishin te rezistueshme ndaj drites. Prisheshin pas një kohe te shkurter. Vetem me 1826 Niepce ia arriti që të mbaroje foton e pare të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomes se tij. Me kohe te ndricimit tete oresh ishte e pamundur që të fotografohen njerez dhe gjera te levizshme. Dageri, një piktor i sukseshem teatri, mori vesh për punën e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa qe u be shok i tij. Me shume ethe ata provonin qe te gjenin një rruge për shkurtimin e kohës se ndricimit.

Fotografia kimike

Projektimi i imazheve në sipërfaqe të ndryshme është bërë për shumë shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e shndritshme përdoreshin nga artistët për të krijuar konturet e skenave të ndryshme që në shekullin e 16-të. Këto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin në kohë, ato vetëm projektonin atë që ndodhte në çdo moment të caktuar.

Fotografia e parë konsiderohet qe mund te jet imazh i prodhuar ne 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë ky proces nuk ishte shumë i efektshëm dhe për këtë arsyje Niépce filloi eksperimentimin me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.

Referencë

Coe, Brian 'The Birth of Photography' Ash & Grant, 1976

Histori Sociale

Fama

Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe famë shumë shpejt për arsye se i përgjigjej nevojave bazike si portreti që lindën në klasat e mesme gjatë revolucionit industrial. Kjo kërkesë, volumi dhe kosto e të cilës nuk mund të përballohej nga pikturat e vajit ishte shtysa e parë që iu dha zhvillimit të fotografisë. Ama daguerrotipet edhe pse të bukura ishin të thyeshme dhe të vështira për tu kopjuar. Një fotografi e vetme e marrë në një studjo portretesh kushtonte rreth 1000$ te sotëm. Fotografët inkurajonin kimistët që të përmirësonin procesin në mënyrë që të bënin disa kopje njëherësh, kërkesë që eventualisht i çoi ata tek procesi i Talbot-it. Proceset fotografike që përdoren ndryshojnë shumë pak nga proceset që u krijuan nga përmirsimet e 20 viteve të para të fotografisë. Në 1884 George Eastman zhvilloi një xhel të thatë në letër ose filmin, i cili zëvendësoi pllakën fotografike, gjë e cila nuk e detyronte më fotografin të mbante kuti me pllaka dhe elementë të rrezikshëm kimikë rreth e rrotull vetes. Ne korrik të 1888 Easman nxori në treg aparatin kodak me sloganin "Ju shtypni butonin, ne bëjmë të tjerat". Tani çdokush mund të bënte një fotografi dhe t'ja linte proceset e tjera të rrezikshme te tretëve. Fotografia u bë e aksesueshme në masë në 1901 me hyrjen në treg të një aparati për fëmijë, Kodak Broënie dhe një aparati për femra i cili vinte i shoqëruar me një buzëkuq. Shumë pak ka ndryshuar nga fotografia kimike që atëherë edhe pse filmi me ngjyra është bërë standard bashkë me fokusimin dhe ekspozimin automatik. Regjistrimi dixhital i imazheve po fiton popullaritet për arsyen se aparatet dixhitale lejojnë shikimin e fotografive në ekrane LCD. Për të pasionuarit e fotografisë bardh e zi, shumë pak ka ndryshuar që nga prezantimi i filmit 35mm nga Leica në 1925.

Fotografia dhe Telefoni

Rritja e famës së fotografisë ka ecur në mënyrë paralele me rritjen e famës së telefonisë. Praktika e të dyjave ka të bëjë me komunikimin me shokët dhe familjen. Në SHBA, përqindja e familjeve me një aparat dhe telefon ishte rreth 1% dhe 2% përkatësisht në 1890, 44% dhe 35% në 1938 dhe 94% për të dyja në për më shumë informacion). Sidoqoftë, një lidhje e ngushtë midis figurave dhe fjalëve është një fenomen që shihet shpesh tek komunikimi i njerëzve por edhe ne psikologjinë dhe sjelljen e tyre.

Other Languages
Afrikaans: Fotografie
Alemannisch: Fotografie
aragonés: Fotografía
asturianu: Fotografía
azərbaycanca: Fotoqrafiya
башҡортса: Фотография
Boarisch: Photographie
žemaitėška: Puortėgrapėjė
беларуская: Фатаграфія
беларуская (тарашкевіца)‎: Фатаграфія
български: Фотография
bamanankan: Kɔtɛba
bosanski: Fotografija
català: Fotografia
کوردی: وێنەگری
corsu: Fotografia
čeština: Fotografie
kaszëbsczi: Fòtografijô
Чӑвашла: Фотографи
dansk: Fotografi
Deutsch: Fotografie
Ελληνικά: Φωτογραφία
English: Photography
Esperanto: Fotarto
español: Fotografía
euskara: Argazkigintza
estremeñu: Fotografia
فارسی: عکاسی
suomi: Valokuvaus
Võro: Fotokunst
français: Photographie
furlan: Fotografie
Frysk: Fotografy
贛語: 拍相
galego: Fotografía
עברית: צילום
हिन्दी: छायाचित्र
Fiji Hindi: Photography
hrvatski: Fotografija
Kreyòl ayisyen: Fotografi
interlingua: Photographia
Bahasa Indonesia: Fotografi
Ilokano: Potograpia
íslenska: Ljósmyndun
italiano: Fotografia
日本語: 写真
Patois: Fotografi
Basa Jawa: Fotografi
ქართული: ფოტოგრაფია
қазақша: Фотография
ភាសាខ្មែរ: អ្នកថតរូប
한국어: 사진술
कॉशुर / کٲشُر: فَنہِ فوٹوٗ
kurdî: Wêne
Кыргызча: Фотография
Latina: Photographia
Lëtzebuergesch: Fotografie
Lingua Franca Nova: Fotografia
Limburgs: Fotografie
lumbaart: Fotografia
lietuvių: Fotografija
latviešu: Fotogrāfija
македонски: Фотографија
മലയാളം: ഛായാഗ്രഹണം
монгол: Гэрэл зураг
Bahasa Melayu: Fotografi
Napulitano: Fotografia
Nedersaksies: Fotografie
नेपाली: फोटोग्राफी
Nederlands: Fotografie
norsk nynorsk: Fotografi
norsk: Fotografi
Nouormand: Photographie
occitan: Fotografia
Picard: Fotografie
Deitsch: Pikder
polski: Fotografia
پنجابی: فوٹوگرافی
português: Fotografia
română: Fotografie
armãneashti: Futugrâfii
русский: Фотография
русиньскый: Фотоґрафія
sardu: Fotografia
sicilianu: Fotugrafìa
srpskohrvatski / српскохрватски: Fotografija
Simple English: Photography
slovenčina: Fotografovanie
slovenščina: Fotografija
српски / srpski: Фотографија
Seeltersk: Photographie
Basa Sunda: Fotografi
svenska: Fotografi
Kiswahili: Upigaji picha
తెలుగు: ఫోటోగ్రఫీ
Tagalog: Potograpiya
українська: Фотографія
اردو: عکاسی
oʻzbekcha/ўзбекча: Fotografiya
vèneto: Fotografia
Tiếng Việt: Nhiếp ảnh
West-Vlams: Fotografie
Winaray: Pagritrato
Wolof: Nataal
吴语: 摄影
ייִדיש: פאטאגראפיע
Yorùbá: Fọ́tòyíyà
中文: 摄影
Bân-lâm-gú: Hip-siòng
粵語: 影相