Milan Kundera

Milan Kundera
Milan Kundera
Lindi me: 1 prill 1929
Lindi në: Çekosllovaki
Kombësia: Francez
Profesioni: Shkrimtar
Zhanri: Poet,Novelist, Romancier, Eseist

Milan Kundera lindur më 1 prill1929Brno, Çeki është shkrimtari më i njohur i Çekisë dhe një nga shkrimtarët më të mirë të kohës. Me origjinë çeke, ai jeton që prej vitit 1975 në Francë dhe në vitin 1981 u bë një francez i naturalizuar. Ai e konsideron veten francez dhe këmbëngul që puna e tij të njihet e të studiohet si literaturë franceze.

Njihet si autor i shumë veprave, përmendim: Shakaja, Identiteti, Lehtësia e padurueshme e qenies. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.

Jeta

Kundera jeton në Francë prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti Ludvík Kundera (1891-1971), ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janáček. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe. Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund te gjenden në shumë vepra të Kunderës.

Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta për letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime u transferua në Fakultetin e Filmit të Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua t'i ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste brezit të të rinjve çekë që nuk e kishin provuar Republikën Demokratike Çekosllovake të paraluftës. Rritja e këtij brezi u karakterizua prej eksperiencës së fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe pushtimi gjerman. Përvoja e totalitarizmit gjerman krijoi një imazh bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe, për rrjedhoje, shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarësoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste Çekosllovake, e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për "aktivitete kundër partisë". Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstí (Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert ( Shakaja, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956.

Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Václav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe reformizmi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në gusht të 1968.

Kjo e ndau nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruar në frëngjisht në çekisht (publikimi ose ripublikimi i librave të tij të vjetër në Republikën Çeke u lejua vetëm pas 1989).

Other Languages
aragonés: Milan Kundera
azərbaycanca: Milan Kundera
беларуская: Мілан Кундзера
беларуская (тарашкевіца)‎: Мілан Кундэра
български: Милан Кундера
bosanski: Milan Kundera
català: Milan Kundera
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Milan Kundera
čeština: Milan Kundera
Deutsch: Milan Kundera
Ελληνικά: Μίλαν Κούντερα
English: Milan Kundera
Esperanto: Milan Kundera
español: Milan Kundera
euskara: Milan Kundera
français: Milan Kundera
Gaeilge: Milan Kundera
hrvatski: Milan Kundera
Bahasa Indonesia: Milan Kundera
íslenska: Milan Kundera
italiano: Milan Kundera
한국어: 밀란 쿤데라
Limburgs: Milan Kundera
lietuvių: Milan Kundera
latviešu: Milans Kundera
македонски: Милан Кундера
مازِرونی: میلان کوندرا
Nederlands: Milan Kundera
occitan: Milan Kundera
português: Milan Kundera
română: Milan Kundera
srpskohrvatski / српскохрватски: Milan Kundera
Simple English: Milan Kundera
slovenčina: Milan Kundera
slovenščina: Milan Kundera
српски / srpski: Милан Кундера
svenska: Milan Kundera
Tagalog: Milan Kundera
Türkçe: Milan Kundera
українська: Мілан Кундера
Tiếng Việt: Milan Kundera
Volapük: Milan Kundera