Kalendari islam

Kalendari islam ose kalendari hixhri është një kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në një vit me nga 354 ditë.

Edhe para ardhjes së Islamit, arabët kanë përdorë kalendarin hënor. Ky kalendar – që është 11 ditë më i shkurtë se kalendari gregorian – nuk i pasonte sezonat (stinorët). Haxhxhi në atë kohë të ardhurimit të idhujve ka qenë më shumë si një festival i madh, dhe pasi kalendari hënor nuk pasonte sezonat, Haxhxhi është mbajtur në muaj të ndryshëm çdo vit. Kjo ka nënkuptuar se gjatë viteve të caktuara, Haxhxhi ka ardhur në kohë kur gruri nuk ka qenë gati për korrje dhe kështu nuk ka qenë në shitje. Në këtë mënyrë ka prishur përgatitjet për të festuar këtë ngjarje.

Për këtë shkak arabët zbuluan një metodë për të tejkaluar këtë tollovi duke shtuar një muaj në kalendar në vite të caktuara. Ky metod u quajt kabisa - koha kur Haxhxhi duheshte të arrijë dhe kështu u bë i ndryshueshëm, dhe njoftimi për datën e tij vazhdimisht bëheshtë gjatë Haxhxhit paraprak. Ky njoftim fillimisht ishte përgjegjësi e një personi të quajtur Kalammas. Kalammasi ishte nga fisi Beni Kinane, fis nga i cili Hashimi (464-546 e.s.) ishte pasardhës dhe i cili më vonë u bë baba (kryeplak) i fisit Kurejsh (fisi i Muhammedit, alejhis-selam). Kalamasi ishte poashtu përgjegjës për të njoftuar se cili muaj duhet të pasohet nga muaji plotësues, i trembëdhjetë. Të gjithë ata që e morën këtë detyrë për të njoftuar kohën e Haxhxhit quheshin Kalammasa.


Other Languages
العربية: تقويم هجري
azərbaycanca: Hicri təqvim
беларуская (тарашкевіца)‎: Мусульманскі каляндар
Esperanto: Islama kalendaro
हिन्दी: हिजरी
interlingua: Calendario islamic
Bahasa Indonesia: Kalender Hijriyah
日本語: ヒジュラ暦
한국어: 이슬람력
कॉशुर / کٲشُر: اِسلامی تَقويٖم
македонски: Исламски календар
Bahasa Melayu: Takwim Hijrah
norsk nynorsk: Muslimsk tidsrekning
srpskohrvatski / српскохрватски: Islamski kalendar
Simple English: Islamic calendar
slovenčina: Islamský kalendár
slovenščina: Islamski koledar
српски / srpski: Исламски календар
Basa Sunda: Kalénder Islam
Türkçe: Hicrî takvim
татарча/tatarça: Һиҗри тәкъвим
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: ھىجرىيە تەقۋىمى
oʻzbekcha/ўзбекча: Islomiy taqvim
Tiếng Việt: Lịch Hồi giáo
吴语: 伊斯兰历
中文: 伊斯兰历
Bân-lâm-gú: Islam Le̍k-hoat
粵語: 回曆