Burkina Faso

Burkina Faso
Flag of Burkina Faso.svgEmblema - Burkina Faso
FlamuriStema
Moto Kombëtare: Unité, Progrés, Justice
Vendndodhja - Burkina Faso

Burkina Faso , gjithashtu njihet si Burkina, është një vend kontinental në Afrikënn perëndimore. Kufizohet me gjashtë shtete : Malin në veri , Nigerin në lindje, Beninin në jug-lindje, Togon dhe Ganën në jug dhe Bregun e Fildishtë në jup-perëndim. Kryeqyteti i Burkina Fasos është Ouagadougou.

Dikur e quajtur Republika e Voltës së Sipërme, vendi u quajt "Burkina Faso" më 4 gusht 1984 nga presidenti i atëhershëm Thomas Sankara, duke përdorur një fjalë nga secila prej dy gjuhëve më të mëdha të vendit, Moore dhe Dioula. Figurativisht, Burkina, në gjuhën Moore, mund të përkthehet si "njerëzit me integritet", ndërsa Faso do të thotë "Atdhe" në gjuhën Dioula. "Burkina Faso" kuptohet si "Atdheu i njerëzve me integritet". Banorët e Burkina Fasos quhen burkinabè (shqip: burkinas). Gjuha zyrtare e qeverisë dhe biznesit është frëngjishtja.

Vendbanimet ferma u shfaqën midis 3600 dhe 2600 para Krishtit. Zona e tanishme qendrore e Burkina Fasos përbëhej kryesisht prej mbretërive Mossi. Në 1896 Franca vendosi një protektorat mbi mbretëritë në këtë territor.

Pas fitimit të pavarësisë nga Franca në vitin 1960, vendi pësuoi shumë ndryshime qeveritare. Sot Burkina Faso është një republikë gjysmë- presidenciale. President është Blaise Compaore. Burkina Faso është anëtare e Unionit Afrikan, Bashkësisë së Shteteve Sahel-Sahariane, Frankofonisë, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Bashkësisë Ekonomike të Shteteve Afrikano Perëndimore.

Historia

Historia e lashtë dhe mesjetare

Zbulimet e fundit arkeologjike në Bura në Nigerin jugperëndimor pranë Burkina Fasos kanë dokumentuar ekzistencën e kulturës së periudhës së hekurit të Burës nga shekulli i 3-të deri në shekullin e 13-të pas Krishtit. Sistemi Bura-Asinda i vendbanimeve me sa duket mbulonte pjesën e poshtme të luginës së lumit Niger, duke përfshirë edhe rajonin Boura të Burkina Fasos. Kërkime të mëtejshme nevojiten për të kuptuar rolin që ky qytetërim i hershëm ka luajtur në historinë e lashtë dhe mesjetare të Afrikës Perëndimore.

Loropeni është një gërmadhë guri para- evropiane që kishte lidhje me tregtinë e arit. Ai është shpallur si vendi i parë i Trashëgimisë Botërore të Burkina Fasos.

Që nga mesjeta deri në fund të shekullit të 19-të, rajoni i Burkina Fasos u qeveris nga popujt Mossi, të cilët besohet të kenë ardhur nga Gana veriore, ku ende jeton një popullsi etnikisht e lidhur Dagomba. Për disa shekuj, fshatarët Mossi ishin të edhe fermerë edhe ushtarë. Gjatë kësaj kohe Mbretëritë Mossi mbrojtën me sukses territorin e tyre, besimet fetare dhe strukturën sociale kundër përpjekjeve të dhunshme në pushtimit dhe konvertimit nga fqinjët e tyre myslimanë në veriperëndim.

Volta e Sipërme franceze

Kur francez pushtuan zonën në 1896, rezistenca Mossi përfundoi me kapjen e kryeqytetit të tyre Ouagadougou. Në vitin 1919, disa provinca nga Bregu i Fildishtë iu bashkuan në Voltës së Sipërme Franceze në federatën e Afrikën Perëndimore Franceze. Në 1932, kolonia e re u nda për arsye ekonomike. Ajo u rithemelua në vitin 1937 si një ndarje administrative e quajtur Bregu i Sipërm. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia Mossi i bëri presion francezëve për status të veçantë territorial dhe më 4 shtator 1947, Volta e Sipërme u bë një territor Afrikan Perëndimor Francez me të drejtat e veta.

Një rishikim në organizimin e Territoreve Franceze të Përtej detit filloi me miratimin e Ligjit Bazë (Loi Cadre) të 23 korrikut 1956. Ky veprim u pasua nga masat reorganizuese të miratuara nga parlamenti francez në fillim në vitin 1957 që siguroi një shkallë të lartë të vetëqeverisjes për territore individuale. Volta e Sipërme u bë një republikë autonome në komunitetin francez më 11 dhjetor 1958. Më 11 korrik 1960 Franca ra dakord që Volta e Sipërme të bëhej plotësisht e pavarur.

Republika e Voltës së Sipërme

Republika e Voltës së Sipërme shpalli pavarësinë më 5 gusht 1960. Presidenti i parë, Maurice Yaméogo, ishte udhëheqës i Bashkimit Demokratik Voltaik (UDV). Kushtetuta e vitit 1960 siguronte zgjedhje me votim të përgjithshëm të një presidenti dhe të një kuvendi kombëtar për mandate 5 vjeçare. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Yaméogo ndaloi të gjitha partitë e tjera politike përveç UDV. Qeveria zgjati deri në vitin 1966, kur, pas shumë trazirave që përfshinin demonstrata masive dhe greva nga studentët, sindikatat e punëtorëve, dhe nëpunësve civilë, ushtria ndërhyri.

Një grusht shteti ushtarak rrëzoi Yaméogon, pezulloi kushtetutën, shpërndau Asamblenë Kombëtare, dhe vendosi Nënkolonelin Sangoulé Lamizana në krye të një qeverie të oficerëve të lartë të ushtrisë. Ushtria mbeti në pushtet për 4 vjet, më 14 qershor 1970, Voltanët ratifikuan një kushtetutë të re që krijoi një periudhë tranzicioni 4 vjeçare drejt sundimit të plotë civil. Lamizana mbeti në pushtet në të gjithë vitet 1970 si president i qeverive ushtarake ose të përziera civile-ushtarake. Pas konfliktit mbi kushtetutën e vitit 1970, u shkrua dhe u miratua një kushtetutë e re në vitin 1977, dhe Lamizana u rizgjodh nga zgjedhjet e hapura në vitin 1978.

Qeveria e Lamizanës hasi probleme me sindikatat tradicionalisht të fuqishme të vendit dhe më 25 nëntor 1980, Koloneli Saye Zerbo përmbysi presidentin Lamizana në një grusht shteti pa gjakderdhje. Koloneli Zerbo themeloi Komitetin Ushtarak të Rimëkëmbjes për Progres Kombëtar si autoritet më i lartë qeveritar, duke anulluar kushtetutën e vitit 1977.

Koloneli Zerbo hasi gjithashtu rezistencë nga sindikatat dhe u përmbys dy vjet më vonë më 7 nëntor 1982, nga majori Dr Jean - Baptiste Ouedraogo dhe Këshilli i Shpëtimit Popullor (PGJS). PGJS-ja vazhdoi të ndalojë partitë politike dhe organizatat, por premtoi një tranzicion drejt sundimit civil dhe një kushtetutë të re.

Një luftë e brendshme fraksioniste u zhvillua midis të moderuarve në PGJS dhe radikalëve të udhëhequr nga kapiteni Thomas Sankara, i cili u emërua kryeministër në janar 1983. Lufta e brendshme politike dhe retorika e majtë e Sankarës çoi në arrestimin e tij dhe përpjekjet e mëvonshme për të sjellë lirimin e tij, të drejtuara nga Kapiteni Blaise Compaore. Kjo përpjekje çoi një tjetër grusht ushtarak shteti më 4 gusht 1983.

Pas grushtit të shtetit, Sankara formoi Këshillin Kombëtar për Revolucionin (CNR), me veten e tij si President. Sankara themeloi edhe Komisionet për Mbrojtjen e Revolucionit (KMR), duke kopjuar Fidel Kastron për të "mobilizuar masat" dhe zbatimin e programeve revolucionare të KMR-së. KMR, numri i saktë i anëtarësisë të të cilit mbeti sekret deri në fund, përbëhej dy grupe të vogla intelektuale marksiste-leniniste. Sankara, Compaore, kapiteni Henri Zongo, dhe majori Jean-Baptiste Lingani, të gjithë oficerë marksistë, dominuan regjimin.

Më 4 gusht 1984, Volta e Sipërme ndërroi emrin në Burkina Faso.

Lufta pesë ditore me Malin

Në ditën e Krishtlindjeve 1985, tensionet me Malin mbi Rripin Agacher të pasur me minerale çuan në një luftë që zgjati pesë ditë dhe vrasjen e rreth 100 njerëzve. Konflikti përfundoi pas ndërmjetësimit të Presidentit Félix Houphouet-Boigny të Bregut të Fildishtë. Konflikti njihet si "Lufta e Krishtlindjeve" në Burkina Faso.

Ditët Moderne të Burkina Fasos

Komisionet për Mbrojtjen e Revolucionit, të cilat u formuan si organizata të njohura të masave, degjeneruan në disa banda të armatosura dhe u përleshën me sindikatat. Tensionet mbi taktikat represive të qeverisë së Sankarës dhe drejtimin e saj të përgjithshëm u rritën në mënyrë të qëndrueshme. Më 15 tetor 1987, Sankara u vra në një grusht shteti i cili solli kapitenin Blaise Compaore në pushtet.

Compaore, kapiteni Henri Zongo, dhe majori Jean-Baptiste Boukary Lengani formuan Frontin Popullor (FP), i cili u zotua të vazhdojë dhe të ndjekin qëllimet e revolucionit dhe të "ndreqë" "devijimet" e Sankarës nga qëllimet origjinale. Qeveria e re, duke kuptuar nevojën për mbështetjen e kapitalistëve, në mënyrë të heshtur moderoi shumë prej politikave të Sankarës. Si pjesë e një procesi shumë të diskutuar të "hapjes" politike, disa organizata politike, tre prej tyre jo marksiste, u pranuan nën një organizate ombrellë politike e krijuar në qershor 1989 nga Fronti Popullor.

Disa anëtarë të Organizatës së majtë "Organizata për Demokraci Popullore/Levizja e Punëtorëve"(ODP/LP) ishin kundër pranimit të grupeve jo marksiste në front. Më 18 shtator 1989, ndërsa Compaore po kthehej nga një udhëtim dy javor në Azi, Lengani dhe Zongo u akuzuan për komplot për përmbysjen e Frontit Popullor. Ata u arrestuan dhe u ekzekutuan në të njëjtën natë. Compaore riorganizoi qeverinë, emëroi disa ministra të rinj, dhe mori portofolin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Më 23 dhjetor të vitit 1989, një detaj i sigurisë presidenciale çoi në arrestimin e rreth 30 civilëve dhe të personelit ushtarak të akuzuar për komplotimin e një grushti shteti në bashkëpunim me opozitën e jashtme burkinase.

Kushtetuta e re

Një kushtetutë e re, që krijoi republikën e katërt, u miratua më 2 qershor 1991. Midis dispozitave të tjera, ajo kërkonte krijimin e një Asambleje të Deputetëve të Popullit me 107 vende (tani 111) . Presidenti është kryetar i shtetit, kryeson Këshillin e Ministrave, emëron Kryeministrin, i cili me pëlqimin e Asamblesë, shërben si kreu i qeverisë. Në prill të vitit 2000, kushtetuta u ndryshua duke reduktuar mandatin e presidentit nga shtatë në pesë vjet, e zbatueshme që nga viti 2005, dhe lejoi rizgjedhjen e presidentit vetëm një herë. Dega legjislative është Asambleja Kombëtare njëdhomëshe që përbëhet nga 111 vende. Anëtarët zgjidhen me votim popullor për afat pesë vjeçar.

Në prill 2005, Presidenti Compaore u rizgjodh për një mandat të tretë. Ai fitoi 80.3% të votave, ndërsa Benewende Stanislas Sankara ishte i dyti me vetëm 4.9%. Në nëntor 2010, Presidenti Compaore u rizgjodh për një mandat të katërt. Ai fitoi 80.2 % të votave, ndërsa Hama Arba Diallo ishte i dyti me 8.2%.

Në shkurt 2011, vdekja e një nxënësi provokoi një kryengritje në të gjithë vendin, që zgjati deri në prill të vitit 2011, e cila u shoqërua me një rebelim ushtarak dhe me një grevë të magjistratëve.

Other Languages
адыгабзэ: Буркина-Фасо
Afrikaans: Burkina Faso
Alemannisch: Burkina Faso
አማርኛ: ቡርኪና ፋሶ
aragonés: Burkina Faso
Ænglisc: Burkina Faso
العربية: بوركينا فاسو
asturianu: Burkina Fasu
azərbaycanca: Burkina-Faso
башҡортса: Буркина-Фасо
žemaitėška: Borkėna Fasos
Bikol Central: Burkina Faso
беларуская: Буркіна-Фасо
беларуская (тарашкевіца)‎: Буркіна-Фасо
български: Буркина Фасо
Bahasa Banjar: Burkina Paso
bamanankan: Burukina Faso
বিষ্ণুপ্রিয়া মণিপুরী: বুর্কিনা ফাসো
brezhoneg: Burkina Faso
bosanski: Burkina Faso
català: Burkina Faso
Chavacano de Zamboanga: Burkina Faso
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Burkina Faso
нохчийн: Буркина-Фасо
Cebuano: Burkina Faso
ᏣᎳᎩ: ᏋᎩᎾ ᏩᏐ
qırımtatarca: Burkina Faso
čeština: Burkina Faso
Чӑвашла: Буркина Фасо
Cymraeg: Bwrcina Ffaso
Deutsch: Burkina Faso
Zazaki: Burkina Faso
dolnoserbski: Burkina Faso
ދިވެހިބަސް: ބުރުކީނާ ފާސޯ
eʋegbe: Burkina Faso
Ελληνικά: Μπουρκίνα Φάσο
English: Burkina Faso
Esperanto: Burkino
español: Burkina Faso
euskara: Burkina Faso
estremeñu: Burquina Fasu
Fulfulde: Burkina Faso
føroyskt: Burkina Faso
français: Burkina Faso
arpetan: Burkina Fasô
Nordfriisk: Burkiina Faaso
Gagauz: Burkina Faso
Gàidhlig: Buirciona Faso
galego: Burkina Faso
客家語/Hak-kâ-ngî: Burkina Faso
Hawaiʻi: Burakina Faso
Fiji Hindi: Burkina Faso
hrvatski: Burkina Faso
hornjoserbsce: Burkina Faso
Kreyòl ayisyen: Boukinafaso
magyar: Burkina Faso
interlingua: Burkina Faso
Bahasa Indonesia: Burkina Faso
Interlingue: Burkina Faso
Ilokano: Burkina Faso
íslenska: Búrkína Fasó
italiano: Burkina Faso
Basa Jawa: Burkina Faso
ქართული: ბურკინა-ფასო
Qaraqalpaqsha: Burkina Faso
Taqbaylit: Burkina Faso
Kabɩyɛ: Purkina Fasoo
Gĩkũyũ: Burkina Faso
қазақша: Буркина Фасо
kernowek: Burkina Faso
Кыргызча: Буркина-Фасо
Latina: Burkina Faso
Ladino: Burkina Faso
Lëtzebuergesch: Burkina Faso
Lingua Franca Nova: Burcina Faso
Luganda: Burkina Faso
Limburgs: Burkina Faso
lumbaart: Burkina Faso
lingála: Burkina Faso
لۊری شومالی: بۊرکینافاسو
lietuvių: Burkina Fasas
latviešu: Burkinafaso
Malagasy: Borkina Faso
Baso Minangkabau: Burkina Faso
македонски: Буркина Фасо
кырык мары: Буркина Фасо
Bahasa Melayu: Burkina Faso
مازِرونی: بورکینافاسو
Dorerin Naoero: Burkinabato
Nāhuatl: Burquina Faso
Plattdüütsch: Burkina Faso
Nedersaksies: Burkina Faso
नेपाल भाषा: बुर्किना फासो
Nederlands: Burkina Faso
norsk nynorsk: Burkina Faso
Novial: Burkina Faso
Sesotho sa Leboa: Burkina Faso
occitan: Burkina Faso
Livvinkarjala: Burkina Faso
Kapampangan: Burkina Faso
Papiamentu: Burkina Faso
Norfuk / Pitkern: Burkina Faso
polski: Burkina Faso
Piemontèis: Burkina Faso
پنجابی: برکینا فاسو
português: Burkina Faso
Runa Simi: Burkina Phasu
rumantsch: Burkina Faso
română: Burkina Faso
русский: Буркина-Фасо
русиньскый: Буркіна Фасо
Kinyarwanda: Burukina Faso
संस्कृतम्: बुर्कीना-फासो
саха тыла: Буркина Фасо
sicilianu: Burchina Fasu
davvisámegiella: Burkina Faso
Sängö: Burkina Faso
srpskohrvatski / српскохрватски: Burkina Faso
Simple English: Burkina Faso
slovenčina: Burkina
slovenščina: Burkina Faso
Gagana Samoa: Burkina Faso
chiShona: Burkina Faso
Soomaaliga: Burkina Faso
српски / srpski: Буркина Фасо
Sesotho: Burkina Faso
Seeltersk: Burkina Faso
Basa Sunda: Burkina Faso
svenska: Burkina Faso
Kiswahili: Burkina Faso
ślůnski: Burkina Faso
ትግርኛ: ቡርኪና ፋሶ
Türkmençe: Burkina-Faso
Tagalog: Burkina Faso
Türkçe: Burkina Faso
Xitsonga: Burkina Faso
татарча/tatarça: Буркина Фасо
ئۇيغۇرچە / Uyghurche: بۇركىنا فاسو
українська: Буркіна-Фасо
oʻzbekcha/ўзбекча: Burkina Faso
vèneto: Burkina Faso
vepsän kel’: Burkina Faso
Tiếng Việt: Burkina Faso
West-Vlams: Burkina Faso
Volapük: Burkinän
Winaray: Burkina Faso
მარგალური: ბურკინა-ფასო
Zeêuws: Burkina Faso
Bân-lâm-gú: Burkina Faso
isiZulu: IBukhina Faso