Bashkimi Sovjetik
English: Soviet Union

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
Союз Советских Социалистических Республик
Soyuz Sovetskikh Sotsialisticheskikh Respublik

1922–1991[1]
Flamuri i Bashkimit SovjetikEmblema shtetërore
Motoja
Пролетарии всех стран, соединяйтесь!
(Latizinuar:Proletarii vsekh stran, soyedinyaytes'!)
Shqip:Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!
Himni
"Internacionale"
(1922–1944)

Himni Shtetëror i Bashkimit Sovjetik
(1944–1977)

Himni Shtetëror i Bashkimit Sovjetik
(version i modifikuar)
(1977–1991)
Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore
KryeqëndraMoska
Gjuhë të foluraGjuha ruse dhe 14 të tjera në nivel republikan
Besimi fetarAsnjë (Shtet ateist)[2]
QeverisjaRepublikë socialiste federative
Sekretar i përgjithshëm
 - 1922–1952Joseph Stalin (i pari)
 - 1991Vladimir Ivashko (i fundit)
Krerët e Shtetit
 - 1922–1938Mikhail Kalinin (i pari)
 - 1988–1991Mikhail Gorbachev (i fundit)
Krerët e qeveris
 - 1922–1924Vladimir Lenin (i pari)
 - 1991Ivan Silayev (i fundit)
LegjislaturaSovjetik i Lartë
Periudha historikePeriudha ndërmjet dy luftërave / Lufta e Dytë Botërore / Lufta e ftohtë
 - Themelimi1922
 - Traktati i themelimit30 dhjetor
 - Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik26 dhjetor 1991[1]
Sipërfaqja
 - 199122.402.200 km2 (8.649.538 sq mi)
Popullsia
 - 1991 përllog.293.047.571 
     Dendësia13,1 /km2  (33,9 /sq mi)
ValutaRubla sovjetike (руб) (SUR)
1Më 21 dhjetor 1991, njëmbëdhjetë nga ish-republikat socialiste deklaruan në Almaty (Gjeorgjia - merrte pjesë si vëzhguese) se me formimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike pushon së ekzistuari.

2Caktuar më 19 shtator 1990, ekzistuese në vazhdim.
3Qeveritë perëndimore si ato të Bashkimit Evropian dhe SHBA shohin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë si të vazhdueshme dhe pa lidhje me republikat sovjetike përkatëse.
Rusia sheh RSS të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si republikat përbërëse ligjore të BRSS dhe paraardhësit e shteteve moderne baltike.

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (shkurt BRSS, rusisht: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: Sojuz Sovjetskih Socialistiçeskih Respublik, SSSR), i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik[3] (rusisht: Советский Союз, tr.: Sovjetski Sojuz), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.

Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.

Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).

Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i "republikave të bashkimit" ishte 16.)

Other Languages
Acèh: Uni Soviet
Afrikaans: Sowjetunie
Alemannisch: Sowjetunion
অসমীয়া: ছ'ভিয়েট সংঘ
авар: СССР
تۆرکجه: شوروی
Boarisch: Sowjetunion
žemaitėška: Tarību Sājonga
беларуская (тарашкевіца)‎: Саюз Савецкіх Сацыялістычных Рэспублік
bosanski: Sovjetski Savez
Mìng-dĕ̤ng-ngṳ̄: Sŭ-lièng
Cebuano: Unyong Sobyet
čeština: Sovětský svaz
Deutsch: Sowjetunion
dolnoserbski: Sowjetski zwězk
English: Soviet Union
Esperanto: Sovetunio
estremeñu: Union Soviética
føroyskt: Sovjetsamveldið
Nordfriisk: Sowjetunioon
Frysk: Sovjet-Uny
贛語: 蘇聯
گیلکی: شؤروي
𐌲𐌿𐍄𐌹𐍃𐌺: 𐌲𐌲𐌲𐌸
客家語/Hak-kâ-ngî: Sû-lièn
हिन्दी: सोवियत संघ
hrvatski: Sovjetski Savez
hornjoserbsce: Sowjetski zwjazk
magyar: Szovjetunió
interlingua: Union Sovietic
Bahasa Indonesia: Uni Soviet
Interlingue: Soviet-Union
íslenska: Sovétríkin
la .lojban.: sofygu'e
ភាសាខ្មែរ: សហភាពសូវៀត
한국어: 소련
कॉशुर / کٲشُر: صؤوِت اِتِفاق
kernowek: URSS
Lëtzebuergesch: Sowjetunioun
Limburgs: Sovjet-Unie
lietuvių: Tarybų Sąjunga
македонски: Советски Сојуз
مازِرونی: شوروی
Napulitano: Aunione Sovieteca
Plattdüütsch: Sowjetunion
Nedersaksies: Sovjet-Unie
Nederlands: Sovjet-Unie
norsk nynorsk: Sovjetunionen
Papiamentu: Union Sovietiko
Picard: URSS
Norfuk / Pitkern: UoSSR
پنجابی: سویت یونین
português: União Soviética
rumantsch: Uniun sovietica
davvisámegiella: Sovjetlihttu
srpskohrvatski / српскохрватски: Sovjetski Savez
Simple English: Soviet Union
slovenčina: Sovietsky zväz
slovenščina: Sovjetska zveza
Soomaaliga: Midowga Sofiyet
Seeltersk: Sowjetunion
svenska: Sovjetunionen
Tagalog: Unyong Sobyet
тыва дыл: ССРЭ
Tiếng Việt: Liên Xô
West-Vlams: Sovjet-Unie
walon: URSS
吴语: 苏联
Vahcuengh: Suhlienz
中文: 苏联
文言: 蘇聯
Bân-lâm-gú: So͘-liân
粵語: 蘇聯